Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë uron Osmanin
BKT
Lajme

Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë uron Osmanin

V.S|RTKlive

Urimet në 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë mesazh urimi nga sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiwabo.

Sipas njoftimit nga zyra presidenciale, thuhet se Mushikiwabo ka vlerësuar kontributin e Kosovës në komunitetin frankofon që nga anëtarësimi i saj në OIF në vitin 2014, duke theksuar se ky anëtarësim pasuron diversitetin kulturor dhe gjuhësor të organizatës.

 “Ajo ka rikonfirmuar angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet OIF dhe institucioneve të Kosovës, pas Samitit të 19-të të Frankofonisë në Villers-Cotterêts. Sekretarja e Përgjithshme ka nënvizuar se vendimet e marra gjatë këtij samiti, me fokus te rinia, kreativiteti, inovacioni dhe ndërmarrësia, ofrojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mirëqenies së popullatës frankofone”, thuhet në urimin e saj.

Sipas zyrës së presidencës, Mushikiwabo ka ritheksuar mbështetjen e OIF për përpjekjet e Kosovës në promovimin e gjuhës frënge, duke inkurajuar më tej kontributin specifik të vendit në kuadër të bashkëpunimit frankofon.


MË SHUME NGA Lajme