16:33 / 19.02.2025
Fiala uron Pavarësinë, thekson thellimin e marrëdhënieve miqësore
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Çekisë, Petr Fiala me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Shfrytëzoj rastin t'ju siguroj mbështetjen e Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të vendit tuaj dhe integrimin e tij evropian dhe euroatlantik”, thuhet në urim.
Zyra për informim e Kryeministrit njofton se kryeministri çek Fiala shkruan se mezi pret vazhdimin e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve.























