Presidenti i Maldiveve uron Osmanin në 17 vjetorin e shtetësisë
BKT
Lajme

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin në 17 vjetorin e shtetësisë

V.S|RTKlive

Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu, i ka përcjellë mesazhe urimi presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, në 17 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

“Në mesazhin e tij, presidenti Muizzu ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, duke përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat e sinqerta të popullit të Maldiveve në këtë ditë të veçantë për vendin tonë”, thotë presidenca.

Nga zyra e Osmanit thuhet se, presidenti Maldiveve ka shprehur dëshirën e tij për progresin dhe mirëqenien e mëtejshme të qytetarëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme