Plani i Rritjes, Shqipëri dhe BE së bashku për strukturat e nevojshme
BKT
Shqipëri

Plani i Rritjes, Shqipëri dhe BE së bashku për strukturat e nevojshme

RTSH

Shqipëria duhet të arrijë në pranverë që të përmbushë praktikat e strukturat që lejojnë lëvrimin e këstit të parë të fondit të Planit të Rritjes.

Ekspertja për fondet e BE-së, Krisela Haçkaj, veçon disa veprime paralele të nevojshme.

"Pritet fundi i marsit, por mund të kalojë edhe në tremujorin e dytë, duke konsideruar kohën e nevojshme administrative, burokratike, që jo vetëm vendet, por edhe Komisioni Europian ka për ta bërë efektive disbursimin financiar. Është ratifikimi i dy marrëveshjeve kryesore, marrëveshja e huasë dhe e granteve. Këto mendoj që kalojnë në Kuvend. Është parakusht ratifikimi i këtyre marrëveshjeve dhe më pas firma e tyre prej KE-së dhe qeverisë, që të bëhet disbursimi i këstit të parë, që për Shqipërinë është rreth 64 milionë euro," shpjegon Haçkaj.

Ndër pritmëritë bën pjesë edhe një raport për reformat gjatë 2024-s.

"Plani i reformave fillon qysh në 2024-ën, që do të thotë se vendet duhet të raportojnë pranë Komisionit Europian për reformat që kanë kryer ose ecurinë e tyre. Pritet që ky raport i parë t'i shkojë KE-së në mes të muajit mars," thotë ekspertja.


MË SHUME NGA Shqipëri