10:45 / 23.02.2025
Moti në Shqipëri me kthjellime, rritje e lehtë e temperaturave
RTKlive
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme Shqipëria u ndikua nga kushte atmosferike qëndrueshme, me kthjellime si dhe alternime vranësirash.
Temperaturat pësuan rritje të lehtë në të dyja vlerat. Era ka fryrë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka arritur shpejtësi 7m/s, e shoqëruar me valëzim të ulët, të forcës 1 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
Në zonat malore: -4 deri 11°C
Në zonat e ulëta: 0 deri 18°C
Në bregdet: 4 deri 18°C























