Panairi në Berlin, Rama fton turistët përmes inteligjencës artificiale
N.M. /RTKlive
Sot hapet Panairi i Turizmit në Berlin, ku pjesëmarrëse është edhe Shqipëria. Me këtë rast kryeministri Edi Rama, u bën ftesë të huajve përmes inteligjencës artificiale.
Rama, në një postim në Facebook, njofton se sot hapet Panairi i Turizmit në Berlin, ku Shqipëria do të ketë ‘vendin e nderit’ në panairin më të madh të botës për turizmin.
Duke përfituar nga ky rast, kryeministri Edi Rama publikoi të hënën një video-mesazh për të ftuar turistët potencialë ta vizitojnë vendin.
Ftesa u përcoll përmes një video, ku kryeministrin flet në disa gjuhë të botës, falë teknologjisë dhe inteligjencës artificiale (AI).
"Doni të dini pse numri i turistëve është rritur dhjetëfish në 10 vitet e fundit? Po jua tregoj.Fillon nga plazhet me ujërat e kristaltë, brigjet e virgjra dhe perëndimet e diellit, që nuk do i harroni kurrë. Për më tepër, ka male të gjalla, të egra dhe të përsosura për zbuluesit dhe të dashuruarit pas natyrës...
Dhe nëse ngjaj sikur e po flas në mënyrë perfekte gjuhën tuaj, e po kjo është magjia e AI (inteligjencës artificiale). Por më besoni, që fuqia joshëse e Shqipërisë është 100 për qind e vërtetë”, ka thënë Rama në video-mesazhin e publikuar në Facebook.























