Juventus fiton për herë të pestë radhazi dhe rikthehet në garën për titull
BKT
Sport

Juventus fiton për herë të pestë radhazi dhe rikthehet në garën për titull

Uran Krasniqi / RTKLive

Juventusi ka siguruar fitoren e pestë radhazi në Serinë A, duke u rikthyer në garën për titull, ndërsa kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë javë deri në përfundim të sezonit.

"Bardhezinjtë" kanë mposhtur Verona me rezultatin 2-0 në një ndeshje të dominuar, por jo pa vështirësi.

Skuadra e Thiago Motta ka krijuar raste të shumta gjatë pjesës së parë, por mbrojtja e Verona dhe portieri Montipo kanë ndaluar çdo përpjekje.

Në fund të pjesës së parë, VAR ka anuluar një gol të Suslov për pozicion jashtë loje, duke e shpëtuar Juventus nga disavantazhi.

Në pjesën e dytë, pas disa rasteve të humbura, Thuram e ka gjetur rrjetën me një goditje të fortë, duke i dhënë avantazhin skuadrës. Në minutat e fundit,  Koopmeiners e ka vulosur fitoren me golin e dytë.

Me këtë rezultat, Juventus ngjitet në vendin e katërt dhe tashmë është vetëm gjashtë pikë larg Inter si kryesues, duke u konfirmuar si një pretendent serioz për titull.