Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën
BKT
Lajme

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Gjeraqina Tuhina / RTK, Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Kosovën javën që vjen, merret vesh nga burimet jozyrtare në Bruksel.

Ai do të shoqërohet nga i gjithë Këshilli i Atlantikut të Veriut që përfshin ambasadorët e 32 shteteve anëtare të aleancës veriatlantike.

Do të jetë kjo vizita e parë e Ruttes në cilësinë e shefit të aleancës, prej se ai mori këtë post në tetor të vitit të kaluar,.

Para Kosovës, Rutte do të qëndrojë një ditë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndonëse pa shoqërimin e ambasadorëve tjerë.

Vizita në Kosovë është planifikuar për 11 mars. Këtë vizitë e kishte paralajmëruar edhe vet Rutte më herët.

Ai, gjatë ditës së djeshme, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ç’rast ka paralajmëruar se presidenti serb do të vizitojë së shpejti selinë e NATO-s në Bruksel.

Vizita e parë në cilësinë e shefit të Aleancës është menduar të zhvillohet pas zgjedhjeve në Kosovë. NATO, tashmë, ka bërë të ditur se do bashkëpunojë me cilëndo qeveri që formohet në vend.


MË SHUME NGA Lajme