Gaz lotësjellës dhe vezë në parlamentin serb, reagon Shaip ​Kamberi
BKT
Foto: Shaip Kamberi / Facebook
Lajme

Gaz lotësjellës dhe vezë në parlamentin serb, reagon Shaip ​Kamberi

V.Th. / RTKlive

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka postuar videon ku opozita në Serbi, me gaz lotësjellës dhe vezë ka tentuar të pengojë mbajtjen e seancës plenare. Ana Bernabiq ka insistuar për vazhdimin e seancës, ndonëse salla ishte mbushur me gaz lotësjellës.

“Opozita me gaz lotsjellës, vezë pengoi po tenton të pengojë mbajtjen e Seancës. Brnabiq insiston në vazhdim nën sallën e mbushur me gaz lotsjellës”, ka shkruar Kamberi.

Deputetët e opozitës në Serbi lëshuan të martën dy herë bomba tymi dhe aktivizuan mjete piroteknike në Kuvend. Deri te kjo erdhi pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Paraprakisht, Qeveria miratoi rendin e ditës me 62 pika, por refuzoi kërkesën e opozitës që të diskutohej vetëm për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.

Këto të fundit janë kërkesë e studentëve që protestojnë në Serbi, që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Lajme