Moti në Shqipëri i kthjellët, temperaturat në rritje
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri i kthjellët, temperaturat në rritje

RTKlive

Në Shqipëri sot moti do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet mot i kthjellët në të gjithë vendin, gjithashtu temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në të dyja vlerat.

 

 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 2 deri 17°C;

Në zonat e ulëta 5 deri 22°C; 

Në zonat bregdetare 8 deri 22°C


MË SHUME NGA Shqipëri