09:06 / 07.03.2025
Rama uron 7 Marsin: Mirënjohje për mësueset e mësuesit
N.M. /RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar mësuesit dhe mësueset me rastin e festës së 7 Marsit.
Rama në një postim në Facebook, u ka shprehur mirënjohje mësueseve dhe mësuesve, që me përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë.
“Mirëmëngjes...dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.























