Gjykata Kushtetuese zbardh argumentin për "arrestin shtëpiak" të Berishës
RTSH
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë transkriptoi vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me ankesën e tij për masën e dhënë në "arrest shtëpie".
Kushtetuesja bën të ditur se kërkesa e Berishës për të rrezuar vendimin e GJKKO-së nuk qëndron, duke treguar në vendimin e saj prej 55 faqesh, gjithë argumentet ku bazohej rrëzimi i ankesës.
Vendimi i Kushtetueses rrëzon pretendimet e Berishës, i cili u përball me qëndrime kundër nga pikëpamja ligjore për arrestin në shtëpi, një masë që ai e vuajti gjatë gjithë vitit 2024.
Kushtetuesja e cilëson të ligjshëm arrestin në shtëpi, duke i dhënë fund debatit juridik mbi këtë çështje.
Berisha u përball me masë shtrënguese për shkak se nuk u paraqit asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore, siç kishte kërkuar Gjykata e Posaçme.























