Distria Krasniqi e argjendtë në Linz të Austrisë
BKT
Sport

Distria Krasniqi e argjendtë në Linz të Austrisë

F.B/RTKLive

(E plotësuar, 18:40) Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Garuesja jonë u mund në finale nga japonezja Iroha O.

Garuesja jonë paraprakisht mundi hungarezen, Reka Pupp, serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.

Në finale Distria nuk pati fat duke u mposhtur brenda pak sekondave me ‘Ippon’ nga xhudistja japoneze.

Kujtojmë se nesër garon Laura Fazliu, për të cilën është gara e parë që prej Lojërave Olimpike Paris 2024.

Distria Krasniqi ‘rrah’ hungarezen, prek finalen e madhe të Linz-it

(E plotësuar, 14:27) Xhudistja jonë Distria Krasniqi nuk të ndalur në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Garuesja jonë është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu pasi në gjysmëfinale ‘rrahu’ hungarezen, Reka Pupp.

Krasniqi paraprakisht, eliminoi serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr.

Në finale, Distria do të përballet me fituesen e duelit Naomi van Krevel – Iroha Oi.

Distria Krasniqi për 26 sekonda mund serben, kalon në gjysmëfinale

Distria Krasniqi vazhdon të shkëlqejë në Grand Prix të Linzit.

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Grand Prix të Linzit.

Xhudistja jonë trashmë ka prekur gjysmëfinalen e këtij eventi duke mundur serben Nikolina Nisavic në çerekfinale.

Krasniqit ju nuk iu deshën më shumë së 26 sekonda për të mposhtur serben me IPPON.

Kampionia olimpike është në rrugë të mirë që të shkojë në finalen e madhe të këtij turneu.