Isufaj takon ambasadorin francez, flasin për thellim të bashkëpunimit
BKT
Lajme

Isufaj takon ambasadorin francez, flasin për thellim të bashkëpunimit

M.Miftari/RTKlive

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Speciale.


MË SHUME NGA Lajme