09:41 / 10.03.2025
Moti në Shqipëri me kthjellime e rritje temperaturash
RTKlive
Sot moti në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 9m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat do të variojnë: Në zonat malore 0 deri 18°C; Në zonat e ulëta 2 deri 24°C; dhe në bregdet 6 deri 23°C.























