10:20 / 12.03.2025
Me dedikim për Alban Bujarin nis Mbledhja e Qeverisë së Kosovës
V.S|RTKlive
Me dedikim për fotoreporterin, Alban Bujari, i cili vdiq ditën e fundit të shkurtit, ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri, Albin Kurti tha se në mbledhjen e rregullt para kësaj, ai ishte aty, e sot po ndjehet mungesa e tij.
“E nisë këtë mbledhje me dedikim për fotoreporterin Alban Bujari, që u nda nga jeta në fundin e muajit që lamë pas. Në mbledhjen e rregullt para kësaj, ai ishte këtu, në mesin tuaj, në mesin tonë, prapa kamerave. Në ditë si këto e vërejmë dhe e ndiejmë më së shumti mungesën e Albanit. Trashëgimia e tij, kontributi i tij do ta mbaj gjallë gjithmonë. Ngushëllime familjes Bujari, miqve e kolegëve të tij”, tha Kurti.























