Amorim sheh përparim te United
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri Ruben Amorim beson se Manchester United ka bërë përparim, por sipas tij, thekson ende ka shumë punë për të bërë.
Këto komente trajneri portugez i ka bërë para përballjes me Leicester City-n të dielën në Premier League.
United arriti të ndalë Arsenal me një barazim 1-1 javën e kaluar dhe më pas përmbysi Real Sociedad me një fitore 4-1 të enjten, duke siguruar një vend në çerekfinale të Europa League.
“Në ndeshjet e fundit e kemi kuptuar më mirë idenë tonë të lojës. E kemi zbatuar më mirë planin për ndeshjet”, ka thënë Amorim për gazetarët.
“I kemi dhënë ekipit më shumë kohë për të fituar dhe barazuar. Nuk e kemi humbur kontrollin pas një goli të pësuar. E kemi kuptuar më mirë rrjedhën e lojës dhe mënyrën se si duam të luajmë... E di që në futboll, veçanërisht në situatën tonë, mund të kemi një moment të mirë dhe më pas të bjerë gjithçka shumë shpejt, prandaj fokusi ynë është të vazhdojmë pa eufori apo dëshpërim. Ideja ime është të mbijetojmë”.
Gjiganti i dikurshëm i Premier League gjendet në vendin e katërmbëdhjetë në tabelën e premier League, pas skuadrave si Brentford, Bournemouth, Brighton dhe Nottingham Forest.























