Ndërron jetë babai i Hashim Thaçit
BKT
Lajme

Ndërron jetë babai i Hashim Thaçit

RTKlive

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë sonte.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda QKUK për Radio Televizionin e Kosovës.

Haxhi Thaçi kishte kohë që po përballej me probleme shëndetësore dhe po merrte trajtim në në Klinikën Interne në QKUK.

Ish presidenti Hashim Thaçi, i cili aktualisht po përballet me gjykimin në Hagë, më 13 mars kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital, pas disa refuzimeve nga gjykata. Pas vizitës disa orëshe, ai u rikthye sërish në Hagë.

 


MË SHUME NGA Lajme