Moti në Shqipëri i kthjellët, temperaturat deri në 14 gradë celsius
rtsh
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -4 deri 8°C në zonat e ulëta -3 deri 14°C
dhe në bregdet 2 deri 14°C























