Aksioni në Mitrovicë u shtri edhe në qytete të tjera, 13 persona në mbajtje
BKT
Foto arkiv
Lajme

Aksioni në Mitrovicë u shtri edhe në qytete të tjera, 13 persona në mbajtje

M.P & A.B|RTKlive

(E përditësuar, 12:15) 13 të dyshuar janë dërguar në ndalim prej 48 orësh, pas aksionit në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Ata dyshohen për disa vepra penale, konfirmon Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media.

“Nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘detyrim’ si dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në komunikatë.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

(11:37) Përfundon aksioni në 21 lokacione, arrestohen 16 persona

16 persona janë arrestuar pas përfundimit të aksionit në Mitrovicën e Veriut dhe në Jug.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka konfirmuar se 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Bëhet e ditur se aksioni është shtrirë në 21 lokacione, teksa ka qenë në kërkim të kontrabandës së armëve dhe municionit.  

Aksion policor kundër krimit në jug dhe veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksion po kryhet në jug dhe veri të Mitrovicës, i cili ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.

“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, kanë konfirmuar për RTKlive nga Policia e Kosovës.

Aksioni po vazhdon


MË SHUME NGA Lajme