Kurti takoi ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend
BKT
Lajme

Kurti takoi ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot gjatë ditës takoi ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas njoftimit nga Qeveria, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Lajme