Sorensen: Është koha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Serbisë
BKT
Lajme

Sorensen: Është koha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

M.M. /RTKlive

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, para se të largohet nga Kosova, është ndaluar në pikën kufitare në Merdare, të cilën e quajti moderne.

Sorensen përmes një postimi në platformën ‘X’, bëri të ditur se para largimit të tij është ndaluar në pikën kufitare në Merdare të cilën e ka ndërtuar Bashkimi Evropian dhe që sipas tij është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Para se të largohesha nga Kosova, u ndala në Merdare - një pikë kalimi moderne e ndërtuar nga BE. Është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sorensen.


MË SHUME NGA Lajme