Super Kosova mposht Islandën në ‘Fadil Vokrri’
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 22:38) Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Islandën, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.
Dardanët dhe islandezët u përballen në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë ka bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me Islandën, sidomos në pjesëlojën e dytë duke fituar këtë sfidë edhe duke bërë hapin e madh në garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Djemtë e kombëtares sonë, treguan performancë më të mirë se islandezët, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola, derisa një meritë të madhe për fitoren e Kosovës e ka edhe portieri ynë, Aro Muriç, i cili bëri disa pritje fantastike.
Ishte Lumbardh Dellova, i cili në minutën e 12-të ndezi stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0.
Por, pas vetëm dy minutash skuadra mysafire u rikthye në lojë me golin e Oskarsson, i cili barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Futbollistët e kombëtares sonë, furishëm e nisen fraksionin e dytë të kësaj ndeshje dhe me anë të Elvis Rexhbeçajt në minutën e 58-të Dardanët realizuan golin e dytë dhe të fitores se madhe të kombëtares tonë.
Pas tri ditësh në Murcia të Spanjës, luhet ndeshja kthyese mes Islandës dhe Kosovës, aty ku edhe do të përcaktohet skuadra e cila do të sigurojë Ligën B të Ligës së Kombeve.
Rexhbeçaj shënon, Kosova në epërsi
(E plotësuar, 22:06) Kosova ka kaluar në epërsi kundër Islandës prej 2-1.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Futbollistët e Kombëtares sonë, furishëm e nisen pjesëlojën e dytë dhe përmes Elvis Rexhbeçajt në minutën e 58-të kalojë në avantazh prej 2-1.
Kosova dhe Islanda po luajnë baraz pas pjesës së parë
(E plotësuar, 21:35) Me rezultat të barabartë 1-1, është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Djemtë e kombëtares sonë, në 45-minutëshin e parë, e kontrolluan lojën më mirë në terren, krijuan më shumë, megjithatë, pjesa e parë e kësaj sfidë u mbyll baras 1-1.
Fillimisht Lumbardh Dellova në minutën e 19-të gjeti rrugën e golit dhe ndezi stadiumin ‘Fadil Vokrr’, duke kaluar Kosovën në avantazh ndaj Islandës, derisa tre minuta më vonë islandezët përmes Oskarsson barazun shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo pjesëlojë, edhe pse Vedat Muriqi pati rast ideal në finish të kësaj pjesë të tundur portën mysafire, por goditjen e tij, e priti ‘gardiani’ islandez.
Barazon Islanda
(E plotësuar, 21:13)Nuk ka zgjatur më shumë së dy minuta gëzimi i Kosovës në duel me Islandën pasi skuadra mysafire përmes Oskarsson (22’), barazoi shifrat në 1-1.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dellova ndez stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kosova në epërsi ndaj Islandës
(E plotësuar, 21:09) Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Islandës.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Është Lumbardh Dellova, i cili në minutën e 19-të gjeti rrugën e golit dhe ndezi stadiumin ‘Fadil Vokrr’, duke kaluar Kosovën në avantazh ndaj Islandës.
Starton ndeshja Kosovë-Islandë, live në RTK
(E plotësuar, 20:46) Ka startuar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Islandës.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Kjo sfidë e cila po zhvillohet në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga tifozët e kombëtares sonë ‘Dardanët’, është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat në garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosovë-Islandë, ja formacionet zyrtarë
Më pak se një orë ka mbetur deri të fillimi i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Islandës, sfidë që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Dardanët dhe islandezët do të ballafaqohen në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Tashmë gjithçka është gati për këtë sfidë tejet të rëndësishme për të dy kombëtaret në garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
























