10:39 / 22.03.2025
Protestë e qetë para EULEX-it ku po mbahet Thaçi: Kërkojmë drejtësi
Arlinda Sejda /RTK
Sot disa të rinj janë mbledhur përballë selisë së misionit të EULEX-it në Prishtinë. Të rinjtë po mbajnë një protestë të qetë, kundër mbajtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ata, përmes parullave të tyre të shkruara edhe në gjuhën angleze, kërkojnë: “Drejtësi”, “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi jo Politikë”, etj.
Këtyre protestuesve të rinj iu janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.























