‘Kosova duhet të bëjë lojë të pjekur, motivi është i madh’
BKT
Sport

‘Kosova duhet të bëjë lojë të pjekur, motivi është i madh’

F.B/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Murcia të Spanjës, do të përballet me Islandën në ndeshjen kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dardanët në këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve, hynë me epërsinë e lojës së parë prej 2-1, ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova edhe në duelin kthyese ndaj islandezëve nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e disa lojtarëve standard për shkak të lëndimeve, derisa listës së lëndimeve i është shtuar edhe Aro Muric dhe Donat Rudhani.

Analistët e RTK-së, Ramiz Krasniqi dhe Malsor Gjonabalaj në emisionin ‘Dardanët’ janë shprehur optimist se djemtë e kombëtares sonë, do të japin më të mirën në duel me Islandën.

Sipas tyre, Kosova pavarësisht disa mungesave, mund të kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Trajneri i futbollit Ramiz Krasniqi mendon se pas fitores në ndeshjen e parë, motivi tek Kosova është shumë i madh. Ai thotë se pavarësisht mungesa e disa lojtarëve tek kombëtarja jonë, futbollistët që do të jenë në terren do të japin maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.

“Sigurisht së motivi është shumë më i madh pasi fituam ndeshjen e parë. Foda ka thënë se gjasat janë 50-50 dhe kjo deklarate me ka lënë mbresa. Pavarësisht nga disa mungesa, mendoj se gjithë këta futbollistë duhet të tregojnë veten se e kanë vendin dhe e meritojnë që të jenë pjesë e kombëtares. Djelmoshat janë në dispononim dhe mendoj se do ta tregojë veten”, ka thënë Krasniqi.

“Tek motivi nuk do të mungojë asgjë, por duhet të jetë koordinimi në fushë. Mendoj se lojtarët e njohin mirë njëri tjerrin, por për mua motivi është i madh dhe nuk besoj se do ë mungojë vullneti dhe dëshira për paraqitje sa më të mirë të futbollistëve tonë”, ka pohuar ai.

Ndërkaq, analisti Malsor Gjonabalaj mendon se rezultati në ndeshjen e parë nuk është aq bindes që të mos ndryshojë. Gjonabaja thotë formacioni i Islandës tregon se kjo skuadër do të bëjë lojë agresive.   

“Rezultati i ndeshjes se parë nuk është gjithë aq bindes që të mos ndryshoj, prandaj duhet qasje serioz dhe lojë e pjekur taktikisht. Që në start shoh ndryshim të madh të futbollistëve në pozicione tek skuadra e Islandës. Në bazë të formacionit që shoh Islanda do të angazhohet në lojë agresive, dhe fizike”, ka thënë Gjonbalaj.

“Po e shoh një Islandë të përgatitur që të vrapojë shumë më shumë dhe agresive, por në këtu duhet të jemi të kujdesshëm”, ka deklaruar Gjonbalaj.

Ndeshja Islandë-Kosovë fillon në orën 18:00.