Moti në Shqipëri, i vranët në pjesën më të madhe të vendit
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, i vranët në pjesën më të madhe të vendit

RTKlive

Sot moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Parashikohet mot i vranët në pjesën më të madhe të vendit i shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 5 deri 17°C, në zonat e ulëta 5 deri 20°C dhe në bregdet 8 deri 20°C.


MË SHUME NGA Shqipëri