16:18 / 29.03.2025
Presidentja në iftar në Shtëpinë e të Moshuarve: Solidariteti është vlerë
V.Th. / RTKLive
Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmjen e së premtes ishte pjesë e iftarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit, Halil Kastrati.
Kështu ka bërë të ditur Osmani përmes një postimi në Facebook, Presidentja ka thënë se ky iftar ishte mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë shumë për shoqërinë.
“Falënderim i veçantë për organizatën ‘Jetimat e Ballkanit’, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë. Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Osmani.























