Alban Dervishi do ta marr komandën e një luftanijeje amerikane|Video
Sh.Ç|RTKlive
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se Alban Devrishi në qershor do ta marrë detyrën e komandës së USS Pearl Harbor.
E ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn e ka mirëprit komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë.
“Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.
Gjithashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes Facebookut ka treguar historinë e një qytetari nga Tirana, i cili shërben në Marinën e ShBA-së.
Në njoftim, ambasada amerikane tregon për “tironsin” Alban Devrishin, i cili është komandant ku i njëjti do ta merr komandën e një luftanijeje amerikane.
“Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, ka shkruar ambasada.
Për pozitën e re, Derviishi tha se ndihet shumë krenar që në qershor do të marr komandën e “USS Pearl Harbor”.
“Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për ta arritur këtë majë dhe më jepet shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën”, theksoi ai.























