Begaj takon Karim Al-Issa : Nxisim paqen dhe bashkëjetesën kulturore
BKT
Shqipëri

Begaj takon Karim Al-Issa : Nxisim paqen dhe bashkëjetesën kulturore

V.TH / RTKLive

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.

Begaj ka thënë se Karim Al-Issan e përgëzoi që në lidershipin e tij Liga Botërore Myslimane është inkurajuese e fortë e paqes dhe bashkëjetesës.

“E përgëzova që në lidershipin e tij Liga Botërore Myslimane është inkurajuese e fortë e paqes dhe bashkëjetesës, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi”, ka shkruar Begaj në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri