Homazhe në TKOB për `Artisten e Popullit`, Margarita Xhepa
BKT
Shqipëri

Homazhe në TKOB për `Artisten e Popullit`, Margarita Xhepa

ATSH

Homazhet për `Artisten e Popullit` dhe `Nderin e Kombit`, aktoren e mirënjohur Margarita Xhepa, kanë nisur të mbahen sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 13:00, pas një konsultimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me familjarët e aktores së ndjerë.

Pritet që një numër i madh personalitetesh të artit e kulturës, por edhe njerëz që u frymëzuan dhe morën prej artit të saj, të shkojnë drejt TKOB-së për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, u nda nga jeta në orët e para të datës 3 prill, si pasojë e problemeve me mushkëritë. Ajo ishte 91 vjeç.

Me interpretimet e saj, Margarita Xhepa spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës. Deri në vitet e fundit të jetës, Xhepa iu kushtua artit. Për vlerat e larta dhe arritjet në karrierën e saj artistike, Margarita Xhepa mbante titullin “Artiste e Popullit”. Gjithashtu ishte nderuar me titullin “Nder i Kombit” dhe me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.


MË SHUME NGA Shqipëri