Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar në rrugë
BKT
Shqipëri

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar në rrugë

G.K/RTKlive

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, pas reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë disa zona të vendit, përfshirë Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë dhe Qafë Thanë.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet kanë ndërprerë qarkullimin përkohësisht deri në zhbllokimin e këtij aksi. Policia e Shtetit ka njoftuar se shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar dhe ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak të kushteve të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit. Ata gjithashtu duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë në rast nevoje.

"Në terren, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura për qarkullim", theksohet në njoftim.

Policia e Shtetit ka njoftuar gjithashtu se qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 për ndihmë urgjente. Shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.


MË SHUME NGA Shqipëri