Kallas vizitë zyrtare në Tiranë
BKT
Shqipëri

Kallas vizitë zyrtare në Tiranë

RTK

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mbërritur sot në Tiranë, në kuadër të turit të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Kallas u prit nga kryeministri Edi Rama, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Kryeministri Rama tha se në fokus të diskutimeve ishin procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përpjekjet për t`i përmbyllur negociatat brenda vitit 2027, problemet në rajon, si dhe bashkëpunimi me BE-në në fushën e sigurisë.

Ajo vjen në Tiranë pas vizitës në Malin e Zi, e cila zhvilloi takime të nivelit të lartë me presidentin malazias Millatoviq, kryeministrin Spajiq dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Pas Tiranës, Kallas nesër do të qëndrojë për vizitë në Bosnjë, ku edhe përmbyllë vizitën treditore.


MË SHUME NGA Shqipëri