Vritet 64-vjeçari në Lezhë, një vit më parë i vranë djalin
BKT
Foto arkiv/rtsh
Shqipëri

Vritet 64-vjeçari në Lezhë, një vit më parë i vranë djalin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës, ku ka humbur jetën 64-vjeçari Gjovalin Prendi, pas disa krismave armësh.

Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi në kushte ende të paqarta, ndërsa autorët përdorën armë zjarri për të ekzekutuar Prendin. Dyshimet e para flasin për një atentat të planifikuar mirë, por motivet e vrasjes mbeten të paqarta.

Gjovalin Prendi ishte babai i Roan Brahimit, i njohur ndryshe si Sidorel Prendi, i cili humbi jetën në një atentat mafioz rreth një vit më parë në Greqi, raporton RTSH.

Pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë janë angazhuar në vendin e krimit, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur ngjarjen. Ky grup po kryen hetimet në bashkëpunim me Prokurorin, për të hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes.


MË SHUME NGA Shqipëri