Moti sot në Shqipëri, me vranësira, priten shira gjatë pasdites
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri, me vranësira, priten shira gjatë pasdites

RTKlive

Moti në Shqipëri sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, e lokalisht shtrëngata, kryesisht në mesditë e pasdite.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 19°C, në zonat e ulëta 11 deri 22°C dhe në bregdet 11 deri 22°C.


MË SHUME NGA Shqipëri