07:04 / 24.04.2025
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira kalimtare
RTKlive
Sot në Shqipëri parashikohet mot fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës do të shoqërohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh në një pjesë të madhe të territorit.
Prej orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 21°C, në zonat e ulëta 6 deri 27°C, dhe në bregdet 12 deri 25°C.























