Malaj vlerëson lart angazhimin e grave punonjëse në polici
BKT
Foto:Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë
Shqipëri

Malaj vlerëson lart angazhimin e grave punonjëse në polici

V.Th / RTKLive

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj dhe oficerja e kontaktit e Policisë Shqiptare, Luljeta Lamnica, kanë pritur sot delegacionin e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare (SHGPSH), të kryesuar nga Kryekomisare Adisa Duka, njofton Ambasada e Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, është theksuar rëndësia e nismave për forcimin e rolit të grave në strukturat e sigurisë, duke u vlerësuar mbështetja e vazhdueshme që Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë ofron për përpjekjet që konsolidojnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të dy vendeve, si dhe për promovimin e vlerave të barazisë, profesionalizmit dhe përfaqësimit dinjitoz të grave në polici.

Ambasadori Petrit Malaj ka shprehur mirënjohjen për çdo përpjekje që kontribuon në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e vlerave të barazisë, duke vlerësuar lart angazhimin e grave punonjëse në polici.

Ai ka theksuar se të jesh në mes të grave police është një përvojë që ofron një forcë të jashtëzakonshme energjie, vendosmërie dhe dinjiteti, duke dhënë shpresë për të ardhmen dhe duke kujtuar se siguria jonë është në duar të sigurta.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona duke studiuar, kostum, televizori, redaksi dhe teksti


MË SHUME NGA Shqipëri