‘Barça-Inter, përballje e dy skuadrave me koncepte të ndryshme’
BKT
Sport

‘Barça-Inter, përballje e dy skuadrave me koncepte të ndryshme’

F.B/RTKLive

Barcelona dhe Interi do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dueli mes Katalanasve dhe skuadrës italiane, parashikohet të sjellë një ndeshje tejet të fortë pasi që të dy skuadrat synojnë që t’i shkojnë deri në fund Ligës së Kampionëve, ligës më atraktive në planet.

Analistët e RTK-së, Arbnor Morina dhe Malsor Gjonbalaj në emisionin që i dedikohet së Ligës së Kampionëve, janë shprehur të bindur se sfida mes Barcelonës dhe Interit, do të prodhojë një ndeshje të fortë dhe cilësore. Por, sipas tyre, sonte ballafaqohen dy skuadra me koncepte të ndryshme të lojës.

Trajneri Arbnor Morina mendon se Barcelona e cila po luan më disa lojtarë të rinj këtë sezon të garave, do të përballet me Interin, ekip që kryesisht është i përberë nga lojtarët me eksperiencë të madhe.

“Statistikat e thonë së Barcelona ka tetë fitore ndaj Interit. Duhet të them se kemi të bëjmë me dy ekipe që kanë koncepte të ndryshme të lojës”, ka thënë Morina.

“Ekipi i Barcelonë që në skuadrën e tyre ka disa lojtarë të rinj dhe kemi një Inter që bazohet kryesisht tek lojtarët që kanë eksperiencë. Inter ka një ramje të formës dhe që është shumë normale për shkak të ndeshjeve të mëdha, por kemi të bëjmë më një ekip që ka lojtarë më shumë eksperiencë dhe që do të përballën më një ekip që ka lojtarë të rinj, por shumë të talentuar”, ka pohuar Morina.

Ndërkaq, Malsor Gjonbalaj, një tjetër analist i RTK-së mendon se do të ballafaqohen dy skuadra që historikisht zhvillojnë filozofinë e lojës së tyre.

“Janë dy skuadra të cilat historikisht zhvillojnë filozofinë e lojës së tyre. Ndeshja e sotme ka disa veçori ndryshe që mund ta determinojnë ndeshjen”, deklaruar Gjonbalaj.

“Interi ka disa dobësi në lojën e saj të cilat sonte mund t’i kushtojnë sepse në situata një kundër një, nuk janë shumë të mirë, në momente të marrjes së topit, dobësi të cilat mund t’i kushtojnë sonte pasi Barcelona ka dy lojtarë të shpejt si Yamal dhe Raphina. Mendoj se momentet mund të vendosin fatin e këtij takimi”, ka theksuar ai.

Ndeshja Barcelona-Inter fillon në orën 21:00.