Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira kalimtare
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe vranësira kalimtare

RTKlive

Sot Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës mot kryesisht i vranët e alternime kthjellimesh.

Prej orëve të mesditës priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin , ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 8 deri 23°C, në zonat e ulëta 10 deri 28°C, dhe në bregdet 11 deri 27°C.


MË SHUME NGA Shqipëri