Zymer Neziri zgjidhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
BKT
Lajme

Zymer Neziri zgjidhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave

RTKlive

Pas një procesi rigoroz disamujor, studiuesi Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar "Akademik".

E themeluar në vitin 1988, me seli në Londër, kjo Akademi është një institucion i shquar evropian që bashkon studiues e shkencëtarë nga 23 fusha të ndryshme – nga shkencat humane e letërsia, deri te shkencat natyrore dhe teknologjia.

Anëtarët e saj janë personalitete të dalluara nga bota akademike, të cilët kontribuojnë në avancimin e dijes, edukimit dhe kërkimit shkencor.

Aktualisht, Academia Europaea numëron mbi 7,000 anëtarë, përfshirë 88 fitues të Çmimit Nobel. Ajo luan gjithashtu një rol strategjik në këshillimin e vendimmarrësve evropianë në fushat e shkencës, arsimit dhe inovacionit, duke ndikuar në të ardhmen e hulumtimit shkencor në Evropë.

 


MË SHUME NGA Lajme