Hasani: Shqipëria mbetet e angazhuar për të siguruar zgjedhje të lira
BKT
Foto: Igli Hasani/Facebook
Shqipëri

Hasani: Shqipëria mbetet e angazhuar për të siguruar zgjedhje të lira

V.S|RTKlive

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani ka zhvilluar takim me Koordinatoren e Posaçme e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-së në Shqipëri, Farah Karimi. Ai ka thënë se Shqipëria mbetet e angazhuar për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR.

Hasani thotë se kjo nuk është vetëm një detyrë demokratike, por edhe një prioritet strategjik që lidhet me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Në takimin e sotëm me znj. Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-së në Shqipëri, nënvizova se kjo nuk është vetëm një detyrë demokratike, por edhe një prioritet strategjik që lidhet me procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE. Kontributi dhe mbështetja e OSBE/ODIHR janë gjithmonë të rëndësishme sepse kontribuojnë drejtpërdrejt në vlerat dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, ka thënë Hasani.


MË SHUME NGA Shqipëri