Zgjedhjet në Shqipëri, analistët flasin për procesin zgjedhor
BKT
Në Fokus

Zgjedhjet në Shqipëri, analistët flasin për procesin zgjedhor

M.M./ RTKlive

Të dielën, 11 maj, zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, për herë të parë këtë herë voton edhe diaspora. Pas një muaji fushatë, ku dhe kanë shpalosur programet elektorale, dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, takimet përmbyllëse i organizojnë pasdite në kryeqytet, por në sheshe të ndryshme.

Njohësit e politikës shqiptare, Lorenc Vangjeli dhe Aleksandër Cipa, në RTK folën për ecurinë e fushatës zgjedhore në Shqipër, se si po zhvillohet gara dhe çfarë do të mund të sjellin këto zgjedhje atje.

Lorenc Vangjeli tha se zgjedhjet janë një mjet, instrument, mekanizëm për ta  zgjidhur krizën. Shqipëria rregullisht, por tashmë edhe Kosova, hynë në krizë sa herë që ka zgjedhje. Pra ndodhë krejtësisht e kundërta.

Ai u shpreh skeptik se në këto zgjedhje do të ketë ndikim mbi krizën që ka kapluar shoqërinë  shqiptare, mund të ndryshojnë emra dhe portrete por nuk besoj se do të ndryshojë ngjyra në qeverisje, por problemet mbeten.

“Kam përshtypjen se qasja e përgjithshme që klasa politike ka mbi zhvillimin e vendit, është e mangët. Më shumë garon mes veti se kush do të jetë në pushtet, sesa fokusohen në jetën e përditshme të qytetarit”, tha Vangjeli, teksa shtoi se punë janë bërë, por nuk  und të thuhet se janë bërë të mira derisa ka kaq shumë urrejtje.

Ai më tej tha se shqiptarët shpesh e shpërdorojnë në mënyrë barbare energjinë që solli ndërrimi i sistemit që, sipas tij, nuk u kanalizua siç duhej dhe sa duhej , megjithatë, ai tha se progresi ekziston, falë shpirtit vital të qytetarëve shqiptarë, pavarësisht ngjyrave dhe portreteve politike.

Kurse Aleksandër Cipa, tha se zgjedhjet e 11 majit mund të sjellin risi në dy aspekte. E para, sipas tij, rikthimi i prevalimit të dy forcave kryesore, derisa shtoi se tani do të ketë forca të treta dhe të katërta politike që do të përfaqësohen në Kuvend, që mund të krijojnë një pol të ri që do t’i imponojë politikisht palët kryesore “që mos të ndihen ashtu sikundër janë ndier deri më tani, veçanërisht në këto pesë vjetët e fundit, në vendimmarrje absolute”.

“Procesi i 11 majti është një proces me ndikime të shumëfishta. Nuk është vetëm me një ndikim, le të themi mbipolar”, tha Cipa, teksa shtoi se në këtë proces kemi një astrukturim të historisë tradicionale, duke shtuar se PS konkurron e vetme si krah i të majtës, derisa PD ka një koalicion me 25 parti të tjera, si dhe ka parti opozitariste që nuk janë inkuadruar te koalicioni i madh.

Ai, mes tjerash, shtoi se në betejën elektorale do të ketë dilema të mëdha deri në ditën e fundit të heshtjes zgjedhore.

 


MË SHUME NGA Në Fokus