Vijon procesi i numërimit, PS drejt mandatit të katërt
BKT
Shqipëri

Vijon procesi i numërimit, PS drejt mandatit të katërt

atsh

(E plotësuar) Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin ku janë numëruar 1606 qendra votimi nga 5225 në total.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave deri në orën 08:50 kryeson Partia Socialiste me 214 264 vota ose 52.87 % të tyre, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 138 806 vota ose 34.25%.

Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Partia Social-Demokrate me 15 013 vota ose 3.7%.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 13 959 ose 3.44%.

Partia “Mundësia” ka marrë 10 636 vota ose 2.62 %.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 5060 vota ose 1.25%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 4514 vota ose 1.11 %.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1427 vota ose 0.35%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 657 vota ose 0.19%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 511 vota ose 0.13%.

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 294 vota ose 0.07%.

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë, ndërsa janë numëruar 1139 qendrat e para të votimit nga 5225 në total në gjithë vendin si dhe janë numëruar 1660 zarfa të ardhura nga diapsora nga 194889 në total.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave kryeson Partia Socialiste me 150 386 vota ose 53.13 % të tyre.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 96493 vota ose 34.09 % të tyre.

Partia Socialdemokrate ka marrë 11 295 vota ose 3.80%.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 9874 vota ose 3.49 %.

Partia “Mundësia” ka marrë 7269 vota ose 2.57% të votave.

“Lëvizja Bashkë” ka marrë 3420 vota ose 1.21%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 2794 vota ose 0.99 %.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 977 vota ose 0.35%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 527 vota ose 0.19%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 350 vota ose 0.12%.

Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 204 vota ose 0.35%.


MË SHUME NGA Shqipëri