KQZ përditëson të dhënat, PS kryeson me 52.38%, PD 34.27%
B.H./RTKlive&RTSH
(Përditësuar 23:58) Pak para mesnatës së të hënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, pas numërimit të 4105 qendrave të votimit nga 5225 qendra votimi në mbarë vendin. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 563 686 vota, përkthyer në 52.38% të votave të vlefshme të numëruara deri tani.
Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 368 ,768 vota, që përbën 34.27% të totalit të deritanishëm.
Më pas renditen:
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 37,908 vota (3.52%)
Partia Socialdemokrate (PSD) me 37,626 vota (3.50%)
Partia Mundësia me 31,270 vota (2.91%)
Lëvizja Bashkë me 14,466 vota (1.34%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 13,698 vota (1.27%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 4,236 vota (0.39%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 2,045 vota (0.19%)
Lëvizja Atdheu (LA) me 1,610 vota (0.15%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 766 vota (0.07%)
(Përditësuar 21:04) Vazhdon numërimi i votave – PS drejt mandatit të katërt
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë vendin. Deri më tani, kur janë numëruar 2.442 nga 5.225 qendra votimi gjithsej, Partia Socialiste (PS) ka siguruar 52.74% të votave në shkallë vendi, duke mbajtur epërsinë në shumicën e qarqeve. Nga ana tjetër koalicioni PD-ASHM ka 34.04% të votave në nivel kombëtar. Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3.93%.
Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 21.384 vota ose 3.37% dhe Partia Mundësia ka marrë 17.347 vota ose 2.74%. Nga votat e numëruara deri tani Partia Demokratike ka një rezultat më të lartë në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, deri në orën 19:00 të dielës së 11 majit, vetëm 42,17% e qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë. Përveç fletëvotimeve brenda vendit, për herë të parë sivjet do të numërohen edhe të paktën 194.889 zarfe të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit.
Zhvillimet minutë pas minute
20: 45 I Mbyllet numërimi në Divjakë, PS fiton me diferencë ndaj PD
Është mbyllur numërimi i votave edhe në KZAZ nr. 57 në Divjakë. Sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet në Divjakë e kishin të drejtën e votës 40179 zgjedhës nga të cilët votuan 16796, rreth 41.8% e votuesve në lista. Në përfundim të numërimit, rezultatet janë si më poshtë: PS ka marrë 10427 vota, ndjekur nga PD me 3882 vota, ‘Shqipëria Bëhet’ me 906 vota dhe partia Mundësia 102 vota.
20:20 | Përfundon numërimi i votave në Librazhd, PS fituese
Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Librazhd të qarkut Elbasan me fitoren e Partisë Socialiste me 9253 vota ose 66.93%. Më pas renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 3374 vota ose 24.41%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 346 vota ose e përkthyer në përqindje 2.50%. Partia Mundësia ka marrë 288 vota ose 2.08%.

Vijon procesi i numërimit – PS me 52% të votave
(Plotësuar, 16:05) Po vazhdon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mbajtura më 11 maj.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar votat nga 2,676 nga gjithsej 5,225 qendra votimi.
Bazuar në këto të dhëna, Partia Socialiste (PS) vazhdon të ruajë epërsinë në nivel kombëtar me 52.78% të votave të deritanishme, që përkthehen në 83 mandate në Kuvend. Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 33.91% të votave ose 51 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur të sigurojë 3.86% të votave, duke fituar 3 mandate.
Po vazhdon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mbajtura më 11 maj. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar votat nga 2,676 nga gjithsej 5,225 qendra votimi.
Bazuar në këto të dhëna, Partia Socialiste (PS) vazhdon të ruajë epërsinë në nivel kombëtar me 52.78% të votave të deritanishme, që përkthehen në 83 mandate në Kuvend. Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 33.91% të votave ose 51 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka arritur të sigurojë 3.86% të votave, duke fituar 3 mandate.
Në këto zgjedhje për herë të parë përfshihet vota nga diaspora në mënyrë të organizuar. Sipas KQZ-së, janë regjistruar 245,935 votues nga jashtë vendit, prej të cilëve kanë arritur 194,889 zarfe. Deri më tani, janë numëruar 6,629 zarfe.























