Zjerm në finalen e Eurovision – Edi Rama: Krenar për Shqipërinë!
G.K/RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas kualifikimit të këngës “Zjerm” të grupit Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Eurovision 2025.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se është krenar për Shqipërinë.
"Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision. Shndrit shqiptaria, shndrit Shqipëria, shndrit Albania. Krenar për Shqipërinë", ka shkruar Rama.
Shkodra Elektronike, përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë edicion të Eurovisionit që po mbahet në Bazel të Zvicrës, arritën të sigurojnë një vend në finalen e madhe falë performancës së tyre mbresëlënëse në gjysmëfinale. Kënga “Zjerm” ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikës me kombinimin e elementeve elektronike dhe motiveve tradicionale shqiptare.
Finalja e Eurovision 2025 do të mbahet më 17 maj.























