Vengu: FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari
BKT
Shqipëri

Vengu: FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari

K. K. / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar se efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të angazhuar në misionin “eVA 05” në Novo Selo në Bullgari.

Si pjesë e grup-batalionit të NATO-s, (Forward Land Force, Battle Group, Bulgaria) trupa jonë ushtarake ka zhvilluar veprime të luftimit në qendrat e stimuluara në nivel grup-batalioni, krah trupave aleate.

"Stërvitjet synojnë rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave aleate, duke përgatitur efektivët për të vepruar së bashku në mënyrë sa më efektive", ka shkruar ai në "Facebook".


MË SHUME NGA Shqipëri