Zgjedhjet e 11 majit, Rama falënderon diasporën
BKT
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit, Rama falënderon diasporën

V.TH / RTKLive

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar diasporën shqiptare, që votoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Rama, ndërsa falënderoi bashkatdhetarët  për mbështetjen në zgjedhjen e 11 majit, vuri theksin në fitoren dhe objektivin kombëtar: Anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

“Një falënderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për SHQIPËRINË 2030 në BE’’,  ka shkruar Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri