Hajdari:Zgjidhja politike, interesi shtetëror të vihet përpara atij partiak
M.M./ RTKlive
Fatime Hajdari, njohëse e zhvillimeve politike, foli për situatën politike në vend, me theks të veçantë moskonstituimi i Kuvendit, që, sipas saj, po përsëritet ngjarja e vitit 2014. Ajo tha se përtej inateve politike, zgjidhja e ngërçit politik është shumë afër, por për të arritur këtë duhet maturi dhe pjekuri politike nga të gjitha subjektet politike.
Hajdari, duke folur për krizën politike në vend, vuri në dukje bllokadën politike që ka ndodhur në vitin 2014, e cila pati zgjatur afro gjashtë muaj.
“Por përtej inateve politike, zgjidhja e ngërçit politik është shumë afër”, tha Hajdari në “InfoPlus”, në RTK, por, shtoi ajo, për të arritur këtë, interesat partiake duhet lënë prapa interesit shtetëror.
Ajo tutje tha se për të dalë nga kjo krizë politike duhet maturi dhe pjekuri politike nga të gjitha subjektet politike.
Hajdari mes tjerash foli edhe për vizitën e presidentes Osmani në Zvicër, me ç’rast tha se Kosova, përveç zhvillimit ekonomik, ka nevojë për zgjerimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.























