20:25 / 21.05.2025
Sejdiu: Finale angleze, ndeshje e veçantë, do të vendoset nga detajet
Uran Krasniqi / RTKLive
Analisti i futbollit, Gani Sejdiu, ka thënë se fituesin e ndeshjes Manchester United - Tottenham Hotspur do ta vendosin detaje të vogla.
“Është finale angleze dhe kjo e bën të veçantë. Pastaj është finale mes dy skuadrave që kanë pasur sezon të dobët,” tha Sejdiu.
Finalja e Europa League zhvillohet sonte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Sipas Sejdiut, për të dyja skuadrat, ndeshja është me shumë peshë: “Kush fiton, ka benefite të mëdha. Kush humb, ka pasoja të mëdha. Prandaj do të jetë një ndeshje e balancuar dhe e kujdesshme.”
Ai theksoi se ekipet do të luajnë me disiplinë të lartë taktike: “Në finale, ndeshjen e vendosin detajet e vogla”, ka thënë ai.























