Tottenham Hotspur fiton Europa League
BKT
Sport

Tottenham Hotspur fiton Europa League

Uran Krasniqi / RTKLive

(Eplotësuar, 23:05) Tottenham Hotspur është shpallur kampion i Europa League, pasi ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Manchester United në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Estadio San Mames” të Bilbaos.

Goli i vetëm i takimit është shënuar në minutën e dyzet e dytë nga sulmuesi Johnson, pas një asistimi preciz nga Sarr.

Me gjithë përpjekjet e “Djajve të Kuq” për të rikthyer baraspeshën, saktësia në finalizim ka munguar, ndërsa Tottenham ka menaxhuar me sukses epërsinë deri në fund.

Kjo është hera e tretë që Tottenham fiton këtë kompeticion, pasi më parë kishte triumfuar dy herë të tjera në kohën kur turneu njihej si Kupa e UEFA-s, në vitet 1972 dhe 1984.

Fitorja në këtë finale i siguron Tottenham jo vetëm trofeun prestigjioz, por edhe një vend në fazën e grupeve të Champions league për sezonin e ardhshëm.

Tottenham shkon në pushim me epërsi

Tottenham Hotspur ka përfunduar pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Manchester United, në finalen e Europa League.

Goli i vetëm i pjesës së parë është realizuar në minutën e dyzet e dytë nga Johnson, pas një asistimi të saktë nga Sarr.

Ndonëse Manchester United pati disa përpjekje për të barazuar ka munguar saktësia në finalizim.

Të dy skuadrat kanë ende në dispozicion një pjesë të dytë të plotë për të tentuar ndryshimin e rezultatit.