Rama: Helikopterët “Black Hawk” tashmë kanë `shtëpinë` e tyre
BKT
Shqipëri

Rama: Helikopterët “Black Hawk” tashmë kanë `shtëpinë` e tyre

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se tashmë helikopterët `Black Hawk` të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Rama, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri